“Ka devijuar nga misioni kushtetues”

Kryebashkiaku Veliaj njëherazi dhe drejtuesi politik për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, është ndalur këtë të hënë në një bashkëbisedim me banorët e Astirit. Teksa foli për zgjedhjet e ardhshme, ai u ndal tek presidenti Meta që sipas Veliajt ka dalë nga misioni i tij kushtetues.

“25 Prilli është edhe një kujtesë, se kur Presidenti i Republikës lë punën e vet dhe punon si ‘brigadier komunale’ dhe merret me Lanën e me Unazën, do të thotë që ka devijuar nga misioni kushtetues, ka devijuar nga plani për të qenë bashkues dhe është kthyer në përçarës, në kryepërçarës. Kur kemi banka të nivelit të dytë dhe fonde mikrokredish që dalin nga misioni i tyre financiar dhe hidhen me presidentin në fushatë në Astir, do të thotë që kanë devijuar nga misioni i tyre”.

Kryebashkiaku thotë se baza e PD-së e ka kuptuar se njerëz që për muaj të tërë kanë penguar zhvillimin e Tiranës, duhet të largohen.

“Këtë mavrinë këtu, çunin e Fahriut që protestonte këtu, e përzunë të parin. Pra, vetë partia e tyre, baza, jo udhëheqja, por baza, është mjaftueshëm e emancipuar për t’i thënë jo dikujt që bllokoi Astirin. Pra, vetë ata nuk i duan përfaqësuesit e tyre”.

Gjithashtu Veliaj inspektoi dhe punimet në rrugën Top Plezha në Astir.

Tv Klan