“Basha është provuar dhe s’bëri asnjë shkollë”

3 familje të reja të Baldushkut kanë marrë nga kryebashkiaku i Tiranës çelësat e shtëpive të reja, të rindërtuara pas tërmetit të Nëntorit në 2019.

“Ajo që kemi bërë këtu në Baldushk është fantastike, duke filluar nga investimet e rrugëve, investimet e ujësjellësit, investimet tek urat, shkollat, tregu i Baldushkut, ndërsa tani do vijojmë edhe lagjen me 30 shtëpitë e fundit. Në finale, edhe në Baldushk, ashtu si në të gjithë Tiranën, do fitojë puna”.

Veliaj kërkoi besimin e qytetarëve në 25 Prill, për të vijuar punët e nisura ndërsa nuk la pa shigjetuar edhe opozitën.

“Lulin e provuam si kryetar Bashkie, s’bëri asnjë shkollë. E provuam në Ministrinë e Brendshme, u vranë njerëzit. E provuam te “Rruga e Kombit”, u zhdukën 300 milionë euro. E provuam në Ministrinë e Jashtme, fali detin. Ata të LSI-së janë si familje sh.p.k. Kur shikon pastaj sekretarin e tyre në ministrinë e Bujqësisë që vidhte edhe lekët e miut të arave, – se vetëm papaqi i LSI-së bën dyfishin e çmimit në treg, – hajdutë me çizme!”.

Në Njësinë Administrative Baldushk po rindërtohen 99 shtëpi individuale, 30 nga të cilat do të zhvendosen në lagjen e re.

Tv Klan