I bindur se zgjedhjet e 30 Qershorit do jenë ditë feste, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj tha se opozita kërkon të mbajë peng të ardhmen e vendit.

“Dua t’ju garantoj se në Tiranë s’do të kemi asnjë problem, për ne 30 Qershori do të jetë një ditë feste, ku me fëmijët për dore do vendosim se kush punon për fëmijët, kush punon për të ardhmen dhe kush do të na mbajë peng në të kaluarën. Nuk dua t’ju flas për fushatë sepse besoj se në Tiranë fokusi tek fëmijët ka qenë fushata më e mirë që kemi bërë në këto 4 vjet. Por, ajo që dua nga ju është që, kur të shkoni te këndi i lodrave, se zakonisht aty shkojnë edhe prindërit me kasketë që protestuan kundër ndërtimit të këndit, t’u thoni hiqeni kasketën, nuk ka nevojë të fshiheni, të gjithë bëjmë gabime, ajo që ka rëndësi është që të mos mendojmë më për shefat e partisë, por të mendojmë pak më shumë për fëmijët”.

Në takimin me familjet e reja ë kryeyqtetit, Veliaj se edhe 4 vitet e radhshme fokusi do të jenë fëmijët si dhe kreditë e buta për çiftet e reja.

Tv Klan