Nuk përfshijnë tërmetin, e dinë që nuk fitojnë

Në studion e Televizionit Informativ Kombëtar Klan News me gazetaren Mirela Milori, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se mospërfshirja e pandemisë dhe rindërtimit në planin ekonomik të Partisë Demokratike është një tregues që opozita nuk i fiton zgjedhjet.

“Nëse në program nuk e asnjë fjalë për tërmetin dhe pandëminë, supozojmë se do të fitosh në datën 25, në 26 do jesh kryeministër duhet të kesh program për sfidat më të mëdha që ka vendi. Fakti që nuk kanë asnjë fjalë më bën të kuptoj se ata vetë nuk e besojnë që do fitojnë”.

Premtimi i Bashës për taksë të sheshtë 9%, për mazhorancën nuk përbën rrezikshmëri, që mund të përkthehet më pas në rezultat.

“Kur e di që nuk do fitosh dhe të gjitha sondazhet të nxjerrin nën 40% dhe qeverinë mbi 50%, atëherë thua le të hapet thesi”.

Veliaj komentoi dhe për ikjet e figurave të shumta nga LSI.

“LSI ka një bjerrje, dhe erozion moral. Kur e shikon që i kanë ikur njerëzit më të rëndësishëm. Kur të ikin njerëzit më të besuar nuk e di çfarë mund të presësh. Është katandisur kokoshi një thelë”.

Gjatë intervistës në studion e televizionit kombëtar informativ Klan News Veliaj u pyet edhe për raportet me kryeministrin Rama. 

Tv Klan