“PD me Gridën përfundon forcë e katërt”

Kultura dhe fuqia e bashkimit është veçoria më e madhe e socialistëve. Kështu deklaroi drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi në Kryevidh të Rrogozhinës, ku dhe i ofroi elektoratit demokrat t’u bashkohen.

Demokratët le të vijnë me ne, janë vëllezërit tanë Kultura jonë është ajo e bashkimit, kurse kultura e tyre është përça e sundo. Kjo është arsyeja pse jo vetëm në Kryevidh, por në të gjithë Rrogozhinën, jemi bashkuar me të gjithë”.

Në gjykimin e Veliajt, PD-ja do të përfundojë forcë e katërt.

“PD këtu është partia e tretë, por do përfundojë e katërta. Ne duhet të dalim super kampionë dhe jam i bindur, me gjithë energjinë që shoh këtu, se do dalim jo vetëm forcë e parë, por dy herë sa ata të tjerët të marrë së bashku”.

Veliaj zgjodhi serish të ironizoj edhe kandidatët që kanë sjellë PD dhe LSI në Kavajë e Rrogozhinë.

Tv Klan