Veliaj: Në mandatin e tretë paga minimale shkon në 40 mijë lekë



Veliaj: Në mandatin e tretë paga minimale shkon në 40 mijë lekë

13:54 14/04/2021

PS ndërtoi 40 shkolla ndërsa Basha shtoi vilat në kohë pandemie

Në zonën e Kinostudios, teksa prezantoi kandidatin për deputet Arben Ahmetaj, Veliaj i ka cilësuar kundërshtarët politikë të pabesë dhe armiq të popullit shqiptar. Veliaj tha se në harkuon kohor të një viti janë ndërtuar 40 shkolla.

“Saliu dhe Luli janë të pabesë, janë të paaftë, janë armiq të këtij populli por nuk mund të jenë kaq të çmendur. 6 muaj pa dhënë pagesën e aftësisë së kufizuar. Më tregoni një shkollë që Lul Basha e bëri nga themelet deri te çatia. Vetëm këtë vit 40 shkolla si Ardian Klosi në Tiranë, me projektin e rindërtimit, me bashkëpunimin qeveri-bashki”, tha Veliaj.

Drejtuesi politik i PS në Tiranë tha se në mandatin e tretë të socialistëve, paga minimale në Shqipëri do të shkojë në 40 mijë lekë. Veliaj tha se Basha nuk merr vendime vetë, por keqpërdoret nga Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Shumica e këtij komuniteti punojnë me punë me paga të ulëta. E filluan këtë mandat kur ishin pagat 200 mijë lekë, sot janë 300 mijë lekë dhe në mandatin tjetër 400 mijë lektë. Nuk është Luli, është Ilir Meta me Saliun. Dhe e dini pse janë të stresuar? Sepse Edi Rama dhe PS-ja janë pengesa e fundit ndaj atyre që kanë tradhtuar, copëtuar, shqyer kombin tonë”, u shpreh ai.

Veliaj i’u kërkoi votën qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit duke thënë se vetëtm Partia Socialiste mund të vijojë procesin e rindërtimit dhe vaksinimin masiv kundër COVID-19.

Klan News







Të ngjashme