“Shumë shpejt Zall Herri, lagje e Tiranës”

Banesa e familjes Veshti nga fshati Qiman i Zall-Herrit është rindërtuar nga e para, pas dëmeve të mëdha që mori nga tërmeti i 26 Nëntorit. Gjatë vizitës në familjen 6 anëtarëshe, Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se shtëpitë e reja po rindërtohet edhe për familjet e tjera të zonës.

“Këtu jemi në ekstrem të Tiranës, por si kjo janë ndërtuar mbi 100 e ca shtëpi, në kushte jashtëzakonisht të vështira. Shpesh kanë ardhur brigada nga Tirana, e shpeshherë na është dashur të bëjmë nga një mini kantier në çdo vend.”

Pasi të ndërtohen banesat individuale, Veliaj tha do të nisë puna edhe lagjen e re në Zall-Herr.

 “Po futemi në fazën tjetër, ndërtimin e lagjes pranë njësisë administrative. Më pas do të bëhet edhe rruga e në këtë moment, Qinami do të kthehet në një lagje të Zall Herrit, dhe Zall Herri në një lagje të Tiranës

Në këtë njësi administrative Zall-Herr po rindërtohen 161 shtëpi individuale, si dhe 49 banesa në lagjen e re.

Tv Klan