Kryebashkiaku i konsideroi të rreme akuzat e PD

Vaqarri ishte ndalesa e radhës e kryebashkiakut Veliaj për të inspektuar investimet e bashkisë por edhe ecurinë e projekteve të rindërtimit pas tërmetit të 26 nentorit. Shkolla në Allgjate ishte ndalesa e parë

Kantiere si ky kemi në të gjithë territorin e Tiranës, janë 400 të tjera, nga të cilat 11 janë shkolla të dëmtuara nga tërmeti; një pjesë e madhe, mbi 300 shtëpi, janë duke u ndërtuar, dhe një pjesë tjetër, që do ta fillojmë këtë muaj, janë themelet e pallateve në Kombinat edhe në zonën e “5 Majit””, tha Veliaj.

Krybashkiaku bëri me dije se puna nuk është ndalur as në fundjave për të rindërtuar çdo gjë që u prish.

“Jemi duke punuar edhe të shtunën, çka do të thotë se e kemi ndarë mendjen ta bëjmë këtë punë. Nga puna nuk ka gjetur gjë njeri. Ata që kemi përballë e kanë alergji punën”, shtoi ai.

Veliaj akuzoi Partinë Demokratike se punon vetëm për shpifje, duke ju referuar rastit të denoncuar nje dite më parë që sipas Veliajt ato ndryshuan identitetin e një qytetareje.

Doli dje një grua, me maskë në fytyrë, por e verifikuam. Ajo thoshte: Jam Fatimja, ndërkohë, Fatimja ishte në Kombinat. Tani nuk e kuptova, po tallej partia me popullin, apo po tallej populli me këtë partinë”, u shpreh Veliaj. 

Në Vaqarr së shpejti do të hapet një treg i ri, për prodhimet bujqësore, si dhe do të vendoset zona e lirë ekonomike.

Tv Klan