Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi nga Tokio se mbështetja për sportistët shqiptarë do të vijojë edhe pas Lojërave Olimpike. Në një intervistë për Tv Klan, Veliaj deklaroi se në Tiranë do të nisë grumbullimi i skuadrës olimpike për të bërë planin e mëtejshëm për të avancuar në disiplina të ndryshme sportive.

Tipikisht skuadrat tona janë kthyer të fundit nga Lojërat Olipmike, por këtë herë janë renditur në 10 vendet e para dhe Briken Çalja ka qenë 1 kilogram larg medaljes. Çfarë është bërë ndryshe kësaj here?

Janë bërë disa ndryshe këtë herë, së pari për herë të parë në vëmendje ka qenë sportisti dhe jo Komiteti Olimpik. Me zgjedhjen e Fidel Yllit kanë mbaruar debatet dhe sherret, me federatat dhe me lidershipin. Ka mbaruar drama në komitet dhe fokusi është tek sportistët. Ka më shumë takime, stërvitjet bëhen në kushte më të mira. Ajo që është bërë në këto tre muaj duhej bërë që më para, që në Paris të mos jemi në kufijtë e medaljes, por të marrim medalje. Kjo është bërë mirë dhe mendoj se sa herë në lëmë debatet dhe sherret shhim rezultate. Kjo ka ndodhur. Më në fund telenovelat në federata ka mbaruar. Ajo që unë kam interes është masivizimi i sportit shqiptar nëpër shkolla. Kjo është arsyeja se projekti ynë që fëmijët po merrem me sport në palestrat e shkollave të  Tiranës po ecën se sot kemi heronj. Siç është Luiza, Brikeni, Erkandi dhe të tjerët. Janë njerëz që janë bërë vetë dhe për të tillë heronj ne sot kemi nevojë. Mbaroi koha kur kthehemi me sherr, pasi jemi kthyer në 10 vendet e para në të gjitha disiplinat.

Zoti Veliaj është rastësi që ekipi olimpik është i klubit sportiv Tirana, qytetet e tjera nuk kanë talente?

Shumica janë të sport klub Tirana, por nuk janë nga Tirana të gjithë sportistët. Ka qenë bashkia e Tiranës ajo që ka ofruar ndihmë dhe kundrejt pagesë dhe nëpërmjet stimujve të tjerë. Kjo është ajo që i ka tërhequr të gjithë dhe që janë regjistruar në klubin sportiv Tirana.

Përveç rritjes së performancës është vënë re dhe një rikthim i disa disiplinave, siç është gjimnastika?

Ke shumë të drejtë se disa disiplina kanë një performancë më të dobët për shkak të atyre sherreve që të thash. Jam i sigurt që Fideli do e shpejgon më mirë se tani vëmendja është tek sportisti./tvklan.al