Një tjetër reagim ka ardhur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se është zgjuar herët jo për të kontrolluar punën e Tiranës, por për kontrollin nga gardianët.

Këta të fundit thotë se e kanë njoftuar që prokurori Ols Dado nuk i ka miratuar asnjë nga kërkesat e personave që duan ta takojnë.

“Nuk kam fjalë! Zot, fali ata, se nuk dinë ç’bëjnë”, tha Veliaj.

Pasi sqaron akuzat ndaj tij në lidhje me biznesmenit Fatmir Bektashi, të cilat në fakt i konsideron sajesa, Veliaj e ka një fjalë edhe për opozitën.

“Kush do të më shohë keq për sportin e pistë të politikës së ditës, thjesht tregon pafuqinë e atyre që i mundëm 7 herë rresht në Tiranë, me votë, jo me kurthe anonime, e që do ua bëjmë 8 me 2 (dyshin e them për batutë, se do dalë 8 me 0) në 11 Maj, së bashku me ata që e duan qytetin, vendin, Europën, dhe të bukurën në jetën tonë”, shkruan Veliaj.

/tvklan.al