“Kush refuzon humbet licencën”

Kompanitë e transportit publik në kryeqytet rrezikojnë të humbasin licencën nëse nuk do të fillojnë shërbimin ndaj qytetarëve. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u bëri thirrje shoqërive që të nisin punën.

 “Bashkia e Tiranës i ka plotësuar të gjitha kërkesat e kompanive të autobusëve. Mund të vazhdojnë debatet me ministrinë, edhe unë dua të vazhdoj një diskutim me ministrinë sepse duhen subvencionuar ..; por, ky diskutim mund të vazhdojë fare mirë duke nisur punë. Unë do të jem avokati i tyre, por në momentin kur ata thonë: ‘O të gjitha, o rashë e vdiqa’, ju garantoj se disa kompani do humbasin licencën e transportit në Bashkinë e Tiranës

Në inspektimin e rikonstruksionit të disa rrugëve në Kombinat,  Veliaj njoftoi se tashmë një pjesë e kryeqytetit ka furnizim me ujë 24 orë.

“Me investimin e ri në Bovillë, që s’ishte bërë për 30 vitesh, kemi kaluar në 62% të Tiranës me 24 orë ujë, zona e Astirit dhe Yzberishtit, kanë një rritje të ndjeshme të furnizimit me ujë. Ende s’jemi në 24 orë ujë, por nga një herë në ditë me 2-3 orë, të shkosh në 14-15 orë.

Furnizimi i Tiranës  me ujë 24 orë është një nga premtimet e Veliajt. 

Tv Klan