Veliaj: PS fitoi falë punës në skuadër

Njësia 7 ishte ndalesa e radhës e turit të falenderimeve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Duke shprehur mirënjohje për qytetarët që e mbështetën për një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj tha se fitorja erdhi falë punës së bërë në gjithë këto vite.

Si ka mundësi që për ne votat për kryetarin dhe votat për partinë janë thuajse barazim? Sepse njerëzit e kuptojnë se, po, bashkia ka kryetar, por ky kryetar ka edhe një skuadër që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë. Si ka mundësi që kundërshtarët tanë jo vetëm marrin 60 mijë vota më pak, por kur vjen puna te votat e partisë ata përgjysmohen edhe njëherë? Sepse njerëzit nuk besojnë as te kandidatit, por nuk besojnë as te ajo skuadër.”

Veliaj tha se edhe pse fushata ka përfunduar, tani duhet të nisë puna për garën e radhës, për të cilën sërish tregoi bindjen për fitore dhe për këtë renditi disa fakte.

“Një nga arsyet pse fitojmë është se ne nuk presim 3-ditëshin e fundit. Të tjerët e vënë re në minutën e fundit faktin se janë bërë 40 shkolla, janë mbjellë 1 milion pemë dhe janë bërë mijëra rrugë. Ne kujtohemi për njerëzit përditë, i vëmë re nevojat e tyre përditë. Kjo është formula fituese për këtë fushatë dhe çdo fushatë tjetër.”

Kryebashkiaku Veliaj u bëri sërish një tjetër ftesë këshilltarëve të forcave të tjera politike, që do i bashkohen në këtë mandat Këshillit Bashkiak në Tiranë.

Tv Klan