Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka konsideruar sfiduese dy javët e izolimit si pasojë e infektimit me koronavirus. Gjatë lidhjes në skype me edicionin qendror të lajmeve në Tv Klan, Veliaj u shpreh se askush nuk duhet të besojë në teoritë konspirative.

Izolimi nuk e ka penguar të monitorojë punën e Bashkisë, por Gushti dhe Shtatori duket se do të jenë muaj me punë intensive. Veliaj ripërsëriti qëndrimin e tij se puna që po bën në Tiranë është fushata më e mirë që tregon se Edi Rama i duhet vendit.

Pasi e tejkaloi infektimin me koronavirus, Veliaj apeloi që të gjithë duhet të jemi bashkë në këtë betejë dhe të zbatojmë masat anticovid.

Tv Klan