“U larguan nga Kuvendi dhe nga bashkitë”

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e akuzoi serish opozitën se me djegien e mandateve tradhtoi besimin që i kishte dhënë publiku.

Kishim një koalicion bashkëpunimi që të ecte vendi përpara, dhe çfarë bëmë? Me një fishkëllimë partia tha lëreni misionin në mes, lëreni Parlamentin, lëreni Bashkinë, lërini Njësitë Administrative, lërini Këshillat Bashkiakë’. Pyetja është: për çfarë do votosh, për PD dhe LSI, apo PDIU, që ta lënë punën përgjysmë? Kush ikën nga vendi i rojës është dezertor. Nuk kemi punë me këta tradhtarë të besimit publik”.

Në një takim me banorë të Laprakës, Veliaj nuk i kurseu akuzat edhe për emra të përveçëm të në radhët e opozitës.

“Ju kanë sjellë Albana Vokshin këtu, që ka humbur në çdo territor ku ka qenë. Mbaj mend debatet kur isha Ministër i Çështjeve Sociale. Nuk e kishin dhënë ndihmën ekonomike dhe as pagesat e aftësisë së kufizuar për 6 muaj. Tani, ajo drejton politikat sociale të falimentuara, dhe vjen kandidate në Laprakë. Ka më shumë vendime për shpifje se sa mandate si deputete. Ka gënjyer për çerdhet, kopshtet, shkollat dhe është dënuar në mënyrë sistematike nga gjykata si shpifëse me profesion”.

Veliaj tha se falë investimeve zona e Laprakës është transformuar.

Tv Klan