Kryetari i Bashkisë: PD është në gjumë, PS do të vijojë procesin e vaksinimit dhe rindërtimit

Krybashkiaku i Tiranës Erion Veliaj akuzon Partinë Demokratike se u ka humbur tre vite kohë qytetarëve ne protestat e zhvilluara kundër projekteve në zonën e Astirit.

Teksa prezantoi kandidatin për deputet, Plaren Ndreca, Veliaj pati dhe një vlerësim për Partinë Demokratike.

Sipas Veliajt, mazhoranca socialiste do të mundësojë vijimin e procesit të vaksinimit kundër COVID-19 dhe rindërtimit, ndërsa tha se opozita është në gjumë dhe se provokon qytetarët për dhunë. 

Krybashkiaku shpjegoi projektin për Lanën si dhe ndërtimin e shkollave të reja në kryeqytet.

Drejtuesi politik PS për qarkun e Tiranës, tha se Partia Socialiste ka plan konkret për të mbështetur qytetarët, ndërsa kërkoi besimin e tyre në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Klan News