“PD e përçarë nuk mund të qeverisë vendin”

I bindur për fitoren e PS në zgjedhjet 25, nga Asambleja Socialiste e Ndroqit, Erion Veliaj tha se plani kryesor për vendin është tu shërbejë qytetarëve.

“Nëse ti nuk beson tek Shqipëria, nëse ti lë shtetësinë, nëse familja jote ka një plan B, nëse dy valixhe janë tashmë të paketuara për të shkuar në Hollandë, ne kemi vetëm një plan: plani A, B, C…, Zh, plani ynë është Shqipëria, Tirana, Ndroqi, familja jonë. Ne jemi një ekip serioz! Kapiteni ynë, Edi Rama, është njëri serioz, përveshim seriozisht mëngët për këtë betejë, se nuk kemi një atdhe të dytë, ne nuk kemi një plan B”.

Sipas Veliajt, Partia Demokratike e cila po përçahet brenda familjes së saj, nuk mund të qeverisë shqiptarët.

“Skuadra që kemi përballë është si “Big Brother”. Kë do eliminojmë nga shtëpia? Eliminuan çunin e Fahriut. Në fakt, mirë bënë, se më atë bllokim që i bëri Astirit duhet të ishte eliminuar më përpara, por kuptojeni pak llogjikën e tyre: është një skuadër që gëzon kur ikin njerëzit, që gëzohet kur njerëzit dalin nga shtëpia, gëzohet kur skuadra përçahet në 4 skuadra të tjera; pra, futen ata në fushë, thotë Muslim Murrizi jam dhe unë, Astrit Patozi jam dhe unë, Rudina Hajdari dhe Bamir Topi, domethënë kanë dalë katër skuadra të tjera. A e kuptoni që kemi përballë njerëz që jo vetëm që nuk bashkojnë dot shqiptarët, por nuk bashkojnë dot shtëpinë e tyre sepse shtëpia e tyre po shpartallohet?!”

Veliaj u ndal edhe në Pezë ku inspektoi punimet e rrugës në Vraosh si dhe rindërtimin e një shtëpie.

Tv Klan