“Kontrata e FRD me Bashkinë ka mbaruar prej 3 vitesh”

Kryebashkiaku i Tiranës ka bërë publike në edicionin e lajmeve në Televizionin Klan dokumentin që vërteton se pronësia e godinës që prej vitit 2013 shërben si seli e Partisë Fryma Demokratike, është e Bashkisë së Tiranës, kjo sipas një VKM të miratuar nga vetë ish-Kryeministri Sali Berisha.

Veliaj shpjegon se Bashkia ka vendosur që t’i kërkojë rreth 12 partive politike që nuk janë më pjesë e parlamenti prej 4 vitesh në baze të ligjit, të lirojnë godinat ku janë vendosur selite e tyre dhe të gjitha, përveç FRD e kanë respektuar këtë vendim.

Kryebashkiaku komenton dhe ndërhyrjen e presidentit, që sipas tij, është absurd dhe komplet jashtë kostumit të tij të kreut të shtetit.

Tv Klan