PS hapësira për të rinjtë si asnjë parti tjetër

Partia Socialiste po përgatitet për mandatin e tretë është shprehur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi që pati me të rinjtë e FRESSH, nga ku vuri në dukje vëmendjen që socialistët kanë pasur përherë për të rinjtë.

Ne po përgatitemi për një mandat të tretë, fare mirë mund të thoshim se Taulanti mund të vinte pas meje, e të thoshte shiko se nuk kemi kohë për këto muhabetet e FRESSH-it, ne jemi në mes të fushatës pëqe 227 dhe do marrim mandatin e tretë e me ju do flasim më vonë, por jo. Ka radhë puna, ne fillimisht do rregullojmë gjërat në shtëpinë tonë dhe më pas të marrim mandatin e tretë”, tha Veliaj.

Veliaj bëri krahasimin mes vlerave që mbajnë bashkë freshistët dhe ato të partive të tjera, duke e vënë theksin tek puna dhe jo tek kafet falas, siç u shpreh ai.

Ka të rinj të forcave të tjera politike që shpresojnë se një birrë në Jalë është aspirata më e madhe që mund të kesh në jetë. Sot isha me Anisën me nënkryetaren dhe ishim me disa të rinj nga një forcë politike dhe bën një kamer të fshehtë, e thoshte se karta e studentit nuk të jep kafen falas dhe të nuk rregullon dot makinën tek mekaniku. Ka njerëz që e kanë ambicien tek një birrë apo një kafe falas, por ambicia e të rinjve socialiste është puna, jo qyli, është talenti e jo nepotizmi”, shtoi kreu i Bashkisë.

Gjatë takimit, kryebashkiaku i Tiranës kujtoi se 30% e Këshillit Bashkiak është e FRESSH, një hapësirë që më parë nuk e kishte ofruar asnjë parti tjetër për të rinjtë.

Tv Klan