Veliaj përgjigje kritikëve: Sheshi Skënderbej nga më të bukurit në botë, të shtunën kam surpriza

Veliaj përgjigje kritikëve: Sheshi Skënderbej nga më të bukurit në botë, të shtunën kam surpriza

11:35 08/06/2017

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është përgjigjur disa kritikave për sheshin Skënderbej që do të hapet të shtunën në orën 19:30.

Gjatë një takimi me banorë të Njësisë 8 tek Pazari i Ri, Veliaj e cilësoi sheshin Skënderbej si një nga sheshet më të bukura në botë, ku janë mbjellë 2200 pemë. Kryetari i Bashkisë akuzoi paraardhësin e tij se për 4 vite nuk bëri asnjë punë kur drejtonte Tiranën.

A e keni vënë re sa herë bëhet një punë e bukur fillon gjithë histeria, gjithë helmi. Të thuash që vjen nga ekspertë thua hajt po i dëgjoj, po vjen nga ata që 4 vjet nuk rregulluan dot sahatin, 4 vjet nuk ngulën dot një gozhdë dhe ju kam rezervuar të njëjtën përgjigje si tek këndi i lodrave. Unë e kam kalitur durimin me këtë lloj pune, po të vijnë aty dhe të shikojnë një nga sheshet më të bukura jo në Europë, po në botë”

, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës zbuloi edhe disa risi të sheshit “Skënderbej”, duke treguar se në parkimin nëntokësor ka vend për 358 makina si dhe për herë të parë janë instaluar impiantet e karikimit për makinat elektrike.

Veliaj ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë të shtunën në orën 19:30 në hapjen e sheshit “Skënderbej”, duke paralajmëruar se do të ketë edhe të tjera surpriza.

“Ende pa u hapur kemi marrë dje një ftesë zyrtare nga Bienalja e Chicagos për ta prezantuar sheshin Skënderbej si një nga sheshet më të bukura në botë. Sheshi Skënderbej sot ka 28 mijë metra katrorë shesh me pllaka nga gjithë Shqipëria dhe ka 32 mijë metra katrorë gjelbërim. Problemi i këtyre është që rrinë tërë ditën në Vienë. Sheshi kryesor në Vienë nuk ka asnjë pemë, sheshi kryesor në Hagë, në Amsterdam, në Roterdam nuk ka asnjë pemë. Sheshi Skënderbej 2200 pemë. Tani kjo historia është hip se të vrava, zbrit se të vrava.

Për herë të parë ne po bëjmë një investim publik që paguan veten e vetë. Gjysma e sheshit është parking dhe në vend t’i marrin lekët ata me arka, më mirë ja jep lekët Bashkisë dhe bën një investim, lan lekët e veta. Kemi një parking për 358 makina për ta zgjidhur problematikën e makinave. Për herë të parë në vend në parkimin nëntokësor do kemi karikues për makinat elektrike. Hajde ta kapim të ardhmen që sot. E ardhmja po shkon në atë drejtim, nuk do përdoret më karburant. Kam edhe disa surpriza të tjera, por do t’i lëmë për të shtunën në orën 7 e gjysëm”

, theksoi kryebashkiaku Erion Veliaj./

tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori