Pas zgjedhjeve, pa taksa baret dhe restorantet

Nga bastioni i socialistëve në kryeqytet, njësia 5 Veliaj premtoi heqjen e taksave që i paguajnë bashkisë kafenetë, baret dhe restorantet që punojnë në zonën e ish Bllokut.

Veliaj ftoi Bashën që të lobojë në Hollandë ndërsa u shpreh skeptik për atë se atij mund t`ja hapnin telefonin liderët botëror për të sjellë në vend vaksina kundër koronavirusit. Kryebashkiaku hodhi poshtë edhe premtimin e Bashës për shpërblimin e ish të përndjekurve.

“Të përndjekurit janë paguar, keni vënë re që ka vite që s’ka më as protesta as asgjë. Sot premton partia në 2021 do të pagujë të përndjekurit, që janë paguar nga socialistët që në 2013.

Veliaj ironizoi kryedemokratin Basha kur tha se në vitin 2014, kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Basha, lideri aktual i demokratëve mbronte një klub striptizmi, të cilin ministria e Rinisë e kishte përzgjedhur ta kthente në qendrën e parë rinore në Tiranë.

Njerëzit çuan sondat dhe makinat pa pilot këtë javë që kaloi në Mars, bota çoi eksplorimin më të madh të ndodhur ndonjëherë në Mars. Ne diskutojme akoma rikthimin e Saliut për herë të tretë”

Kryebashkiaku tha se anëtarë nga PD, LSI apo PDIU po i bashkohen çdo ditë Partisë Socialiste, sepse po shohin se kush punon dhe kush braktis  detyrën në parlament dhe në bashki.

Klan News