“Forcim i marrëdhënieve mes dy vendeve”

Zgjerimi i marrëdhenieve në fushën ekonomike, teknologjisë dhe rinisë, ishin në fokus të takimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me grupin parlamentar të miqësisë Francë-Shqipëri,

“Me hapjen e Agjencisë Franceze të Zhvillimit, me të cilën do të kemi një sërë kantieresh, duke filluar nga hoteli pas shpinës time, tek grupet që prodhojnë energji dhe që po na ndihmojnë me menaxhimin e ujit, t’i shtojmë lidhjet edhe në nivelin e menaxherëve dhe kompanive tona sepse formula jonë e miqësisë është një formulë që fitojnë të dyja palët. Mezi pres rikthimin tuaj në Tiranë dhe shpresoj shumë që në disa nisma, si ato për teknologjinë e informacionit dhe fuqizimin e rinisë, të gjejmë një partner ideal tek ju”.

Kryesuesja e grupit parlamentar të miqësisë Francë-Shqipëri, Mireille Clapot tha se mbetet e rëndësishme perspektiva e Shqipërisë drejt BE.

“Tirana përcjell një energji të jashtëzakonshme në të gjitha kantieret e saj, me dëshirën për ndryshime urbane, pa e harruar të kaluarën, por duke u projektuar drejt së ardhmes. Për ne, perspektiva e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së është veçanërisht e rëndësishme. Kemi vëzhguar dhe admiruar sesi një kryeqytet i madh po jetëson reformat, por u interesuam veçanërisht për faktin sesi Tirana po përballet me sfida tejet të rëndësishme, siç janë ato ekologjike, të trajtimit të ujërave, të mbetjeve dhe transportit. E të gjitha këto filluan në mënyrë simbolike, me rregullimin e Sahatit të Tiranës”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj i dorëzoi Kullën e Sahatit, kryesuesja e grupit parlamnetar të miqësisë Francë-Shqipëri.

Tv Klan