“Ambasador i vyer për integrimin Shqipëisë në BE”

Ish-Kryeministri i Belgjikës, aktualisht President i Rajonit të Valonisë, Elio Di Rupo është një tjetër personalitet që nga sot ka çelësin e qytetit të Tiranës të dhuruar në mënyrë simbolike nga Kryebashkiaku Erion Veliaj.

Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që presim në Bashkinë e Tiranës një mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve, një mik të kryeministrit tonë, por edhe një mik të qytetit tonë, Elio Di Rupo. Duke qenë se Tirana është këtë vit Kryeqyteti Europian i Rinisë, kurse Mons në drejtimin e mikut tonë ka qenë Kryeqyteti Europian i Kulturës, patëm mundësinë të shkëmbenim përvojat se si qytetet ndonjëherë mund të ‘grushtojnë’ edhe përtej peshës së tyre, për të përfaqësuar një komb të tërë, ndaj edhe ne në Tiranë e kemi ndjerë këtë përgjegjësi.”

Kryebashkiaku vlerësoi faktin se Belgjika e ka mbështetur vazhdimisht rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

Erion Veliaj: Ne kemi një raport shumë special me Belgjikën – një nga vendet më promovuese të integrimit europian të Shqipërisë – dhe shpresoj shumë që me këtë vizitë ta forcojmë këtë raport. Kemi qenë vendi më i izoluar në botë, në Europë sot jemi një nga vendet më të hapura dhe duam ta shijojmë këtë raport special që kemi me Belgjikën dhe Rajonin e Valonisë,”

Elio di Rupo: Sa i përket çështjes së BE-së, mendoj se me punën e Komisionit, me punën që është bërë këtu, Shqipëria ka mundësinë të ecë përpara. Ky çelës është një simbol shumë i rëndësishëm sepse kemi nevojë për një çelës, për të kuptuar se çfarë është jeta. Nevojitet një çelës për të ecur përpara.

Presidenti i Rajonit të Valonisë, vuri në dukje transformimin e Tiranës.

Tv Klan