“Diplomacia më e mirë ajo përmes kulturës”

Artisti i njohur grek Konstantinos Argiros, ka mbërritur për herë të parë në Tiranë dhe është pritur nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Në takimin mes tyre, Veliaj diplomaci më të mirë mes vendeve, quajti atë që tejçohet nëpërmjet kulturës.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të kemi në Tiranë një mik, një shok, një vëlla, si Konstantinos Argiros, i cili ardhur këtu për një super koncert në Pallatin e Kongreseve. Mezi presim të kënaqemi të gjithë! Unë besoj se diplomacia më e mirë nuk është ajo e shteteve dhe e qyteteve, por ajo mes njerëzve të artit dhe kulturës, sepse është ajo që e kuptojnë të gjithë. Besoj fort se gjuha e artit, e kulturës, e këngës është gjuha që na bashkon”.

Një mesazh për shqiptarët, e ndau edhe artisti, këngët e të cilit janë shumë të njohura edhe në Shqipëri.

“Jemi në Tiranë për të kaluar një natë fantastike në Pallatin e Kongreseve. Besoj se njerëzit këtu në Shqipëri janë fantastikë. Ju dërgoj dashurinë time nga “Athina ime” në Tiranë,”

Koncertin e parë në Tiranë, Konstantinos do ta mbajë në Pallatin e Koncerteve, e teksa me vete mori dhuratën simbol, atë të kullës së sahatit.

Tv Klan