Një flote e re me 20 autobusë të gjelbër do të nisë të levizë në disa nga linjat urbane të transportit në kryeqytet.

Kryebashkiaku në ceremoninë e organizuar për prezantimin e linjës së re të autobusëve ‘hybrid’, shpjegon se sa e rëndësishme është për mjedisin përdorimi i këtyre automjeteve që ende shumë pak vende në Europë i kanë.

Kush ankohet për trafikun në Tiranë, Veliaj u kujton se trafiku janë ata vetë që lëvizin me automjete kur mund të zgjedhin transportin urban ose pedalimin. Shpjegon dhe arsyen për pezullimin për 1 muaj të aboneve të përgjithshme.

Kryebashkiaku komentoi dhe vendimin e gjykatës që ai e cilëson si absurd për heqjen e kangjellave anash rrugëve, që për vetë Veliajn mbrojnë jetë njerëzish.

Tv Klan