“Vota për socialistët, votë për dikë që nuk e braktis detyrën kurrë”

Kryebashkiaku Erion Veliaj, njëherësh kandidat i PS-së për Bashkinë Tiranës më 14 Maj, gjatë prezantimit të kandidatëve socialistë për në Këshillin Bashkiak tha se kush e braktisi Tiranën katër vite më parë nuk e meriton votën e elektoratit të kryeqytetit.

“Ata që u larguan për 4 vjet, sot vijnë me rrena të reja, për një tram të ri, me çudira të reja, por në fakt e braktisën detyrën për 4 vjet.”

Duke iu referuar opozitës, për Veliajn, vota për PS-në do të thotë bashkëpunim për punë dhe jo për t’u përleshur me njëri-tjetrin. Premtimet e opozites pëër heqjen  e taksave të biznesit ai i cilësoi si të parealizueshme.

“Ndaj, utopi të tilla, që premtojnë se biznesi nuk do të paguajë asgjë, por nga ana tjetër çdo gjë tjetër do jetë falas, është vërtetë të fyesh inteligjencën e njerëzve në vitin 2023, ose të tregosh që s’ke mbaruar as gjimnazin, se një njeri me diplomë gjimnazi, nuk thotë gjëra të kësaj natyre.”

Sakaq nuk kurseu sulmet ndaj kundërshtarëve politike, që sipas tij nuk po shfaqen së bashku në prezantimin e kandidatëve.

“Skuadra tjetër nuk del dot në publik me Sali Berishën dhe Ilir Metën sepse sondazhet thojnë se ato janë në rënie të plotë. Të gjithë anëtarët e këshillit bashkiak janë të Ilir Metës. Në një kohë kur dikush voton PS ka votuar për forcën më perëndimore dhe për njerëz që nuk janë cjapi si kasapi, por janë socialsitë, jo për të zgjidhur hallet e tyre.”

Ai e cilësoi fushatën si një sprint, duke kërkuar që PS-ja veç rifitimit të bashkisë të marrin 40 vende në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Tv Klan