Veliaj prezanton projektet transformuese për zonën e Freskut



Veliaj prezanton projektet transformuese për zonën e Freskut

14:05 24/10/2020

Bashkia e Tiranës do të nisë punimet për rehabilitimin e rrugëve në zonën e Freskut, Thesarit dhe të Qesarakës. Gjatë takimit me gratë dhe të rinjtë socialistë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se këto investime janë për gjeneratat e ardhshme.

I gjithë rrjeti i ujësjellësit është vendosur më në fund dhe Fresku është futur në rrjetin qendror të Ujësjellësit të Tiranës, duke u larguar nga puset dhe zgjidhjet provizore. Me të mbaruar faza e ngjeshjes së tokës, do të fillojmë me shtresat asfaltike dhe sinjalistikën. Atëherë mund të themi realisht që Fresku, Thesari, Qesaraka është integruar në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha gjithashtu se do të nisë edhe ndërtimi i shkollës së re, e cila do të ketë të integruar parashkollorin, 9-vjeçaren dhe të mesmen.

Sapo kemi nënshkruar kontratën dhe siç filluam te Njësia 8, për punë ditësh do të fillojmë kantierin te ish-SHIU (Shërbimi Informativ Ushtarak). Do të jetë një mega-kantier dhe një shkollë 10 mijë metra katrorë, 9-vjeçare dhe e mesme. Për prindërit është një lehtësi e jashtëzakonshme sepse që nga mosha 4-5 vjeç deri në 18 vjeç, fëmija nuk ka nevojë të largohet nga lagjia, nuk ka nevojë të harxhojë një orë në fugon vajtje-ardhje”, tha ai.  /tvklan.al




Të ngjashme