Kryebashkiaku: 10 mijë fermerë aplikuan për përgjysmimin e çmimit të karburantit

Nga Rrogozhina, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar se do të propozojë një marrëveshje me bashkitë e Kamzës, Vorës, Kavajës dhe Rrogozhinës për të ngritur flotën e tyre për punimet që duhet të kryhen në këto qytete. Ai tha se është hapur gara për ngritjen e një pike për grumbullimin e produkteve që prodhohen në këto zona, të cilat do të kenë tarifa minimale.

“Kemi hapë garën dhe do bëjmë pikë grumbullimi bashkiake, me gjithë respektin për privatin por i ka tarifat pak të larta. Me tarifa ose 0 ose minimale ne ofrojmë një alternativë tjetër, secili ka mjetet e veta ne kemi fadromat dhe eskavatorët tanë.”

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës tha se fokusi i mandatit të tretë do të jetë tek garantimi i pronësisë së tokës, ndërsa premtoi subvencionim për fermrët. Veliaj sulmoi dhe koalicionin opozitar, duke thënë se janë bashkuar vetëm për një vend në Kuvend, teksa thekskoi se Partia Socialiste është e vetmja alternative.

“Në këtë mandat, prioritet do të jetë vetëm çështja e tokës, letrat e tokës, vetëm në bashkinë e Tiranës, nuk e di statistikën e Rrogozhinës. Për sa i përket çështjes së subvencioneve gjykoj se duhet të thjeshtojmë ca procedura, njëherë çështja e tokës sepse bëhet fjalë për diçka që provohet, fotografohet kush e punon atë arë që të marrë atë kompensim. E kuptoj që jemi e vetmja alternativë, e dëgjoja Lulin që thoshte, do japim 100milionë për bujqësinë kur ne e kemi 140milionë.”

Veliaj tha se deri më tani 10 mijë fermerë kanë aplikuar për të përfituar përgjysmimin e çmimit të karburantit.

Klan News