“Investimet nuk do të ndalen as në mandatin e tretë”

Për Erion Veliajn, i cili drejton fushatën e PS për Tiranën, Partia Socialiste është një barrierë e pakapërcyeshme për kundështarët politikë. Më i ashpër u tregua me Presidentin Meta dhe ish-Kryeministrin Berisha.

“Ju mendoni që vendos Lul Basha? Bllokuan aeroportin e Rinasit, bllokuan vaksinat, bllokuan xhenazet qe kishin prenotuar varrime, një në Tufinë e një në Sharrë. Imagjino të kesh të afërmin tënd, që vjen rrotull në ajër, dhe pastaj shkon dhe përfundon në një magazinë nëpër aeroporte, derisa t’i teket këtyre, t’i lërë këta stresi. Luli është për t’u mëshiruar. Luli është për t’u vajtuar. Luli është për gjynah”.

Erion Veliaj u ndal edhe në investimet e realizuara në Njësinë Nr.4 në kryeqytet.

“Nuk mendohej që një ditë do kishim fusha sportive këtu dhe një nga shkollat model me emrin e shokut tonë ‘Ardian Klosit’,Një shkollë e cila që në katër vitet e para doli një nga shkollat numër 1 në Tiranë”.

Drejtuesi politik i PS-së për Tiranën u ndal edhe në dy takime të tjera të zhvilluar me banorët e Farkës dhe më pas edhe me ata të Bërxullës, ku kërkoi votën për Partinë Socialiste.

Tv Klan