“Edhe demokratët t’i bashkohen rrugë sonë”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se Partia Socialiste e meriton një mandat të tretë, sepse sipas tij, kjo është forca e vetme që mund të transformojë vendin.

“Kam takuar sot banorë të Njësisë 1, të cilët më thanë se para 5 vitesh, kur e bleva, shtëpia ime këtu te “Ali Demi” vlente 800 Euro metri katror. Sot, pas 5 vitesh, vlen 1200 Euro metri katror, falë mënyrës si pastrohet, rruga është më e mirë dhe ngado rrotullohemi shohim ndryshim. Kjo është arsyeja pse merremi me politikë, ja pse duam që Edi Rama dhe Partia Socialiste të vazhdojnë mëngëpërveshur për t’i çuar më larg këto punë. Kemi nevojë edhe për ju”.

Në një takim në njësinë 1 të kryeqytetit Veliaj nënvizoi bashkëpunimin mes qeverisë dhe bashkisë në të mirë të komunitetit.

“Kemi nevojë për edhe një. Edhe një zonjë, edhe një zonjushë, edhe një vajzë, edhe një zonjushë, që i bashkohet kauzës sonë. Edhe nëse nuk mendojnë si ne, a shkojnë në të njëjtat çerdhe që sot janë më të mira? A shkojnë në të njëjtat kopshte, shkolla që sot janë më të mira. A ecin në të njëjtat rrugë? Nëse falë Partisë Socialiste dhe bashkëpunimit të kryeministrit me kryetarin e Bashkisë, jeta është më e mirë edhe për to, duhet të vijnë në familjen tonë”.

Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se opozita nuk ka plan dhe se nuk flet për hallet e njerëzve, por mundohet të pengojë projektet e zhvillimit në kryeqytet.

Tv Klan