Socialistët do të çelin fushatën elektorale për kryeqytetin të shtunën e 23 Marsit, në të njëjtën ditë që do të mbajnë dhe Kongresin e tyre. Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj do të shpallet zytarisht si kandidati që kërkon një mandat të dytë. Në një intervsitë për Tv Klan kryebashkiaku më i sulmuar nga opozita, thotë se qytetarët e kryeqytetit kanë shumë arsye për ta rikonfirmuar për në 4 vjeçar tjetër.

Nuk dihet vendimi i opozitës për zgjedhjet lokale, por ajo që është e sigurt është se në këtë garë socialistët nuk do ti kenë më në krah aleatët e LSI dhe PDIU. Mungesa e një koalicioni me ta nuk e tremb edhe pse një nga arsyet kyçe të humbjes së Edi Ramës në zgjedhjet lokale ishte pikërisht rreshtimi i këtyre 2 forcave politike në koalicionin e PD.

Duke u ndalur tek djegia e mandateve nga opozita, Veliaj thotë se ajo nuk është kundër sistemit dhe këtë sipas tij opozita e tregon në pushtetin lokal.

Veliaj  ju bën thirrje të gjithë atyre që kanë vlerësuar punë e tij në këto 4 vite të jetë pjesë e takimit Bashkia që duam në sheshin Nëne Tereza. Por a është nje demostrim force nga socialistët ky manifestim që vjen fiks një javë pas protestës së opozitës së 16 Marsit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ?

Në takimin e të shtunës do të prezantohet dhe lista e kandidatëve për Këshilltarët Bashkiak. Veliaj thotë se janë më përfaqësuesit nga të gjitha komunitetet. Socialistët kanë menduar që ti paraprijnë edhe një bojkoti të zgjedhjeve nga ana e opozitës ndaj kanë përzgjedhur 100 emra nga 61 vende që ka ky Këshill.

Tv Klan