Veliaj: Qarku i Tiranës, lokomotiva e fitores së PS



Veliaj: Qarku i Tiranës, lokomotiva e fitores së PS

16:21 21/02/2021

“Kavaja nuk është kosh riciklimi për asnjë parti”

Në vijim të takimeve me qytetarët, kryebashkiaku Erion Veliaj u ndal këtë të diel në Rrogozhinë dhe Kavajë. Veliaj tha se i gjithë qarku i Tiranës do të jetë lokomotiva e fitores për Partinë Socialiste në të gjithë Shqipërinë.

“Politika përça dhe sundo, e shfrytëzoi Saliu me Ilir Metën 30 vjet dhe u funksionoi. Na vunë kundër njëri-tjetrit, të majtë e të djathtë. Ndërkohë ata, njëri i djathtë, tjetri i majtë, kanë bërë lojë të dy. U interesonte që të përçaheshin njerëzit, veriorë me jugorë, vendalinj me të ardhur. Por, ajo që funksionon sot është bashko dhe përqafo. Kjo është motoja e jonë. Jam i bindur që Kavaja, jo vetëm 55%, sa thonë sondazhet, po edhe më mirë do dalë. Rrogozhina, jo vetëm 55%, por edhe më mirë. I gjithë qarku ynë, jam i sigurt që do jetë lokomotiva e fitores për PS-në”.

Sipas Veliaj, Kavaja nuk mund të jetë kosh riciklimi për asnjë forcë politike.

“Ne po ju sjellim një kandidat, një super djalë që ka mbaruar në “Harvard”. Kë sjellin ata në Kavajë?! Kanë sjellë dy njerëz që kanë humbur çdo betejë. e sjellin këtu se mendojnë se Kavaja është e dorës së dytë. Mendojnë se në Kavajë mund të riciklohet çdo lloj vjetërsie e sëndukëve të 30 viteve të fundit në politikë. Unë besoj se është fyerje për Kavajën kur ti sjell dy vjetërsira që kanë humbur çdo betejë tjetër dhe do t’i riciklosh në Kavajë. Kavaja nuk është kosh riciklimi për asnjë forcë”.

Veliaj u sulmoi opozitën edhe për djegien e mandateve.

“Luli i shkretë, që nuk la ambasadë pa u thënë, “aman më ndihmoni ta heq Saliun, se nuk jam lider mjaftueshëm që ta heq vetë”, kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve të heqë Saliun nga lista!”

Tv Klan







Të ngjashme