Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka sqaruar në emisionin Opinion në lidhje me praktikat që Bashkia e Tiranë ndjek për qentë endacakë. Veliaj bëri me dije që punonjësit e bashkisë pasi konstatojnë qentë endacakë, i marrin i vaksinojnë, i sterilizojnë dhe më pas i lënë sërish të lirë.

“Ka një ligj për veterinarinë në momentin që një kafshë është agresive sillesh si me një njeri që është agresiv. Edhe me vendim gjykata që praktikat e Bashkisë së Tiranës janë në zbatim të ligjit. Ligji thotë këtë që kafshët izolohen për t’u vaksinuar dhe pastrohen, sterilizohen që mos riprodhohen. Vetëm vaksina për një qen në Bashkinë e Tiranës kushton 50 euro, aq është çmimi, i gjithë kiti është 50 euro. Jemi e vetmja bashki në Ballkan që ka këtë trajtim, kemi një protokoll, është certifikuar nga organizata evropiane për mbrojtjen e kafshëve, ne trajnohemi me organizatën britanike për mbrojtjen e kafshëve. Jo nuk kemi vrarë qen, bashkia e zbaton këtë vetëm me kafshët e sëmura në mënyrë terminale. Ligji i veterinarisë thotë: Nëse një kafshë është me një sëmundje terminale apo leshmanjozë që pastaj me kafshim jep sëmundjen e tërbimit, kjo kafshë eutanazohet, si në shumë vende të botës eutanazohen njerëzit që janë me sëmundje terminale”, tha Veliaj./tvklan.al