Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, në vijim të rrugëtimit të gjelbër drejt 14 Majit, u ndal edhe në Lagjen 12 në Dajt, ku takoi banorët e zonës dhe mbolli disa pemë me ta.

Ndwr tw tjera ai foli pwr hapjen e fushatës së koalicionit Berisha-Meta, dhe deklaroi se ata i kanë braktisur edhe njerëzit e tyre, pasi stadiumi “Arena Kombëtare” dje ishte bosh si asnjëherë më parë.

“Saliu kishte më shumë kandidatë për bashkitë në skenë, se sa militantë në stadium. Një burrë 80-vjeç u bënte fjalim stolave bosh. Qartazi shumica e demokratëve kishin ardhur nga kurioziteti për të parë sa i bukur ishte stadiumi dhe nuk kishin asnjë interes për të dëgjuar Saliun dhe Ilirin. Nuk kanë faj demokratët që i braktisin, erdhën se u thanë është falas hyrja në stadium. Kur luan Tirana me Partizanin nuk ikën njeri nga stadiumi. Ndërkohë, kur luan Ilir Meta me Saliun dihet që ndeshja është e shitur dhe e humbur. I rroftë Saliut dhe Ilirit që harxhuan 100 e ca mijë Euro, që meqë ra fjala dikush duhet të përgjigjet nga vijnë. Se parti që nuk marrin lekë nga KQZ-ja, që nuk janë të përfaqësuara me logo dhe vulë, duhet të japin llogari ku i gjejnë paratë. Por imagjinoni, kanë harxhuar gjithë ato para dhe imazhi i vetëm që u ngeli është stadiumi bosh. Atyre nuk u ka humbur vetëm vula, ju ka humbur edhe emri, nuk u ka ngelur njeri. Ne duam që, imazhi që t’i ngelet kësaj fushate, përveç fitores sonë, të jenë edhe pemët që kemi mbjellë në çdo komunitet. Ne e kemi me dy njerëz që jo vetëm që ju ka ikur vula, por i ka ikur dhe emri. Saliut dhe Ilirit i ka ikur edhe emri. Ju do të thoni çfarë emri u ka ikur? E keni parë atë fletën e votimit? Aty thotë Partia Socialiste, kryetar Edi Rama; thotë Partia PDIU, kryetar Shpëtim Idrizi; thotë Partia Agrare, kryetar Agron Duka; thotë “Bashkë fitojmë”, emri bosh. E dini pse është emri bosh? Po të vendosin emrin e Ilir Metës, që është zyrtarisht personi që e drejton punën me letra, se ai i ka letrat, mërziten demokratët, se Ilir Meta është non grata për demokratët. Po të vendosin Saliun, nuk e pranojnë në zgjedhje sepse është ‘non grata’”, tha Veliaj.

/tvklan.al