Për të përballuar numrin e lartë të kërkesave, Bashkia e Tiranës po ndërton një kopsht dhe një çerdhe të integruar  në njësinë administrative nr 6, ish Kopshti nr.34.

Objekti i ri është planifikuar të jetë me dy dhe tre kate, aktualisht po kryhen punime ndërtimi dhe në vijim punimet elektrike, punime hidraulike, sistemi i ngrohjes dhe sistemim i jashtëm i sheshit.

Banorët e Kombinatit do të përfitojnë investimin më të rëndësishëm për fëmijën e tyre dhe në të gjithë bashkë për komunitetin tonë.

Ndërkohë, çerdhet dhe kopshtet pranë vendit të punës do të jenë një projekt pilot që do të nisë Bashkia e Tiranës këtë mandat të dytë./tvklan.al