Koordinatori i qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste, Erion Veliaj, ka shpallur sot fitoren në njësinë numër 1 në Tiranë. Në një dalje për mediat nga selia e PS, Veliaj tha se në këtë njësi  është thelluar rezultati.

Ka qenë një natë e gjatë për skuadrën tonë, për disa anëtarë të skuadrës tonë. në njësinë numër 1 kemi dalë mbi 54% të votave. Dua të falenderoj të gjithë nga Ali Demi deri në Shkozë. kemi përmirësuar rezultatin. njësia është një kantier ndërtimi. vajo që duatë them është së pari mirënjohje dhe një falenderim të veçantë. Tani është koha që të rikthehemi më fuqishëm në njësinë 1“, tha Veliaj.

 Më tej koordinatori i PS për qarkun e Tiranës u ka kërkuar të gjithë atyre që janë angazhuar në fushatën e PS që të bëjnë në tur në të gjithë njësinë dhe të takojnë këdo dhe t’i falenderojnë edhe pse jo të gjithë i kanë votuar./tvklan.al