100 vjetori i Tiranës kryeqytet, aktivitete me Komunën e Potencës

Në 100 vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet, do të ndërtohet një shtëpi muze për arbëreshët. Gjatë takimit me  nënkryetarin e Këshillit të Komunës së Potencës, Antonio Vigilante, Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Tirana dhe komunat arbëreshe në Itali do të hartojnë një kalendar të caktuar aktivitetesh, me synim nxitjen dhe ruajtjen e historisë dhe traditave shqiptare.

“Një ide e shkëlqyer është gjetja e një shtëpie muze për arbëreshët, siç kemi bërë me Shtëpinë e Gjetheve, BunkArtin ose Shtëpinë Kadare, që të përfaqësojë mbi 30 komuna, të cilat më shumë sforco dhe me shumë entuziazëm mbajnë gjallë kulturën tonë. Le ta kemi edhe këtu një shtëpi të tyre, edhe si një kujtesë të përditshme të gjymtyrëve tona që janë në anën tjetër të Adriatikut”.

Nga ana e tij, Antonio Vigilante vlerësoi ndryshimin e madh që ka pësuar Tirana dhe Shqipëria në vitet e fundit

“Duke qenë se vij nga Italia dhe kam origjinë shqiptare kam pasur mundësi të shoh disa ‘sekuenca’ të Shqipërisë. Vihet re një dëshirë e madhe për emancipim. Shoh një qasje drejt hapësirave të gjelbra, ku mund të pedalohet, gjë e cila është për t’u përshëndetur. Të gjitha këto janë elementë që kanë një ndikim të rëndësishëm dhe konkret në cilësinë e jetës së qytetarëve”.

Për Kreybashkiakun Veliaj, bashkëpunimi me qytetin e Potencës do të sjellë zhvillim për qytetin që do u vijë në ndihmë qytetarëve.

Tv Klan