Veliaj: Sjellja e Metës në zyrat e FRD për të ardhur keq



Veliaj: Sjellja e Metës në zyrat e FRD për të ardhur keq

15:53 13/03/2021

Kryebashkiaku: Meta shkoi të rrihte dy policë në prag pensioni

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u shpreh i keqardhur për incidentin e një dite më parë në zyrat e FRD ku u përfshi dhe presidenti Ilir Meta.

Gjatë një takimi me banorët e lagjes 13 në Tiranë, kryebashkiaku tha se ajo që ndodhi dje ishte një moment i trishtë, që fare mirë mund të shmangej nga kreu i shtetit.

“Imagjinoni një burrë 60 vjeç që është në prag të pensionit dhe që vjen ta rrahë presidenti i republikës tek puna e vetë, aty ku ai është përditë. Ku më shumë se 2 të tretat e godinës janë institucion bashkiak.  Përsa kohë kanë ardhur deri këtu me dhunën dhe hurin e litarin, nuk dryshojnë dot”, tha Veliaj.

E pranishme në takim ishte dhe deputetja e PS, Mimi Kodheli që në listën e kandidatëve të PS për 25 prillin, është e renditur në zonën e riskut.

“Çdo fushatë ka karakteristikat e veta, ka emocionet e veta. Më besoni ju që jeni këtu prezentë, bëni për familjen tonë të përbashkët PS, atë që familjarët e mi nuk do ta bënin dot. Prandaj unë ju konsideroj më shumë se familjarët e mi të gjakut”, u shpreh Kodheli

Lidhur me incidentin në zyrat e FRD, Bashkia e Tiranës i jep 10 ditë afat partisë Fryma e Re Demokratike, për të liruar zyrat e godinës. Në shkresën drejtuar kësaj force politike, bashkia e Tiranës, kërkon lirimin vullnetar të ambjenteve brenda datës 23 mars 2021.

Klan News







Të ngjashme