“PS krenohet me Luljetën dhe Najadën”

Në ditën e gruas, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi të vizitojë shtëpinë e re, të rindërtuar pas tërmetit të një zonje kryefamiljare në Farkë.

“Edhe sondazhet e tregojnë se ne fitojmë në të gjitha kategoritë, po ama te gratë jemi mbi 65%. Pse? Sepse ato e mbështetin më shumë punën, kanë gjithmonë prirjen të shohin përpara, tek e mira. Në shumicën e shtëpive që kam vizituar për tërmetin, ishte gruaja që mbante e mbante edhe traun e shtëpisë”.

Veliaj shtoi se Partia Socialiste po sjell ndryshim edhe në listat e kandidatëve për deputetë, duke përfshirë në to më shumë gra, të cilat kanë kontribuar në çastet e vështira me të cilat është përballur vendi ynë.

“Në listën tonë do të jenë dy zonja, kurse në listën e tyre është ende Sali Berisha. Në qoftë se lista e tyre është profesor Saliu dhe doktor Mul Noka, lista jonë është profesoreshë Luljeta dhe doktoreshë Najada. Diferenca është e jashtëzakonshme”.

Në ditën e 8 Marsit, Bashkia e Tiranës i dha një rruge të kryeqytetit emrin e aktores së njohur Antoneta Papapavli, për të cilën Veliaj tha se ishte frymëzim për fëmijërinë tonë dhe brezat.

Tv Klan