Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.
I pranishëm në një konferencë ku merrnin pjesë drejtues të industrisë dhe ekspertë ndërkombëtarë, Veliaj theksoi se sot është më e lehtë për të bërë biznes në Tiranë dhe Shqipëri.
Sipas tij, nga një vend që dikur prodhonte konflikte sot Shqipëria është prodhuesi më i madh i stabilitetit në rajon.
Veliaj tha se sot Tirana prodhon 25-30 milionë euro në ditë ekonomi për Shqipërinë, ndërsa theksoi se pritet edhe një bum me turistë. Kreu i Bashkisë tha se qyteti ka marrë një vendim për t’u fokusuar tek arsimimi digjital i të rinjve.
Tv Klan