Veliaj: PD nuk ka program për tërmetin, nuk do të vijë në pushtet

Programin ekonomik të Partisë Demokratike, Erion Veliaj e komentoi me ironi, duke e vënë theksin tek mungesa e parashikimeve për pasojat që la tërmeti i Nëntorit të 2019. Sipas Veliajt, kjo tregon se demokratët janë të ndërgjegjshëm që nuk fitojnë në 25 Prill.

“Të bësh program ekonomik për të ardhur në qeveri dhe të mos thuash një fjalë për tërmetin, do të thotë se nuk ke ndërmend të fitosh, se po të besoje që do të fitoje, do t’i thoja dy fjalë për hallin më aktual që kemi. Fakti se tërmetin nuk e kanë fare në program, do të thotë: e para, se e dinë që s’do vijnë në qeveri, dhe e dyta, e dinë që më mirë s’e ne nuk e bën askush tjetër rindërtimin.”

Rrogozhina është një prej zonave më të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, ndërsa pritet që të ndërtohen 260 banesa që janë shembur nga tërmeti.

“Më vjen shumë mirë që në Kryevidh kemi hedhur themelet për 24 shtëpi dhe tani po bëjmë muret rrethuese. Praktikisht, po ndërtojmë shtëpi me themele të forta për 100-200 vitet e ardhshme; janë të gjitha me termoizolim dhe kushte më të mira seç ishin”.

Gjatë vizitës së tij në Rrogozhinë, Veliaj vizitoi edhe një nga fasoneritë e zonës.

Tv Klan