“PS do fitojë sërish se është pranë halleve të njerëzve”

Për të kërkuar votat e ish-komunave të Tiranës, Erjon Veliaj, në takimet e zhvilluara në Zallbastar, Krrabë dhe Bërzhitë, banorëve u kërkon që të bëjnë krahasimin mes fshatit që ishte përpara 2013 dhe atij që kanë tani.

Me partitë e tjera që ndodhen në opozitë e që do të jenë në garën e 25 Prillit me socialistët, Veliaj mendon se nuk mund të hiqet paralele. Programi i rindërtimit dhe menaxhimi që po i bën shumica të gjithë pasojave të tërmeteve shkatërrimtare të vitit të shkuar, sipas Veliajt, është një nga shumë shembujt që qytetarët duhet të kujtojnë kur t’i drejtohen kutive të votimit.

Kryebashkiaku Veliaj është drejtuesi politik për kryeqytetin, detyrë që e ndan me Ministren Spiropali, që drejton qarkun dhe Ervin Bushatin, që i është besuar detyra e kryetarit të PS për Tiranën.

Tv Klan