“Opozita është në situatë qesharake”

Nga Dajti ku zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste, drejtuesi politik i kësaj force politike për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se opozita është në një situatë qesharake.

“Ju mendoni se jemi bashkuar këtu sot për inat të Saliut dhe Ilirit? Po si mund të kesh inat një parti, të jesh xheloz për një parti apo të kesh garë me një parti që, njëherë e ka burri, një herë e ka gruaja? Është si të hash inat me një dyqan lagjeje që, një herë e hap qepenin njëri, njëherë e hap tjetri. Ne nuk jemi këtu se kemi inat ata. Ne nuk jemi këtu sepse kemi një non-grata në krye të opozitës. Përkundrazi, na dhimbset, se do ishte mirë që të kishte një opozitë, por sot jemi në një situatë qesharake. I gjithë koalicioni i non-gratave zihet për të djegur shtëpinë e tyre”.

Sa i përket zgjedhjeve në Partinë Socialiste, Veliaj tha se përgatitja për betejat e radhës nuk është për kundërshtarët

“Ndërkohë, kur bën zgjedhjet Partia Socialiste është komplet gjë tjetër. Njerëzit shikojnë te Partia Socialiste grupin serioz që, jo vetëm di të krijojë harmoni, bashkëpunim, dashuri brenda familjes së tyre, por gjasat janë që e projekton këtë lloj fryme edhe te familjet e tjera. Njerëzit thonë: këta që rregullojnë shtëpinë e tyre, do ndërtojnë edhe shtëpinë time të tërmetit. Këta që rregullojnë familjen e tyre, do kujdesen edhe për familjen time. Këta që i vënë zjarrin shtëpisë së tyre, çfarë do i bëjnë shtëpisë time”.

Sipas Veliajt, Reforma Territoriale ishte vendimi me i suksesshëm pasi investime tashmë kanë prekur çdo njësi administrative.

Tv Klan