Një lajm fantastik e ka quajtur kryebashkiaku Erion Veliaj, vendimin e Greqisë për të hapur kufijtë me Shqipërinë, pas një viti të vështirë pandemie për të dyja shtetet.

Teksa i dorëzoi çelësin e qytetit homologut të Athinës, kryebashkiaku Veliaj tha se vitet që vijnë do të sjellin një forcim të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Faleminderit që ishe pasagjeri i parë që hape kufirin dhe jam i sigurt që është një lajm fantastik për të gjithë shqiptarët dhe grekët në të dyja anët e kufirit. Propozimet që patëm sot për të bashkëpunuar në turizëm, për të bashkëpunuar tek rinia, tek teknologjia, për të bashkëpunuar dhe në çështjet sociale sidomos teksa ne ngrihemi nga pandemia me shumë probleme sociale, me njerëz që mund të kenë humbur punën, me njerëz që kanë pasur humbje në familje, me njerëz që mund të kenë humbur banesën”.

Kryebashkiku i Athinës, Kostas Bakoyannis vlerësoi trasnforminin me hapa të shpejtë të Tiranës.

“Në Athinë kemi një prezencë të madhe të diasporës shqiptare, të emigrantëve shqiptarë aty, që përbëjnë një pjesë përbërëse të jetës së qytetit tonë. Ky çelës dhe ky besim tek unë, është me themele të forta. Ne kemi detyrimin të ecim përpara me guxim dhe vendosmëri. Jo në teori, jo me fjalë, por me vepra. Të bashkëpunojmë me të njëjtin vrull me të cilën shoh se si transformohet qyteti i Tiranës”.

Në shenjë mirënjohje, edhe kryebashkiaku i Athinës, i dorëzoi kreut të Bashkisë së Tiranës, statujën e “Perëndeshen e Athinasë”, simbol i dijes dhe mençurisë.

Tv Klan