“Nuk ka vend për paranojë dhe paragjykim për koronavirusin”

Në një kohë kur Kina po përballet me koronavirusin, kryebashkiaku Erion Veliaj priti në takim komunitetin kinez që jeton në Tiranë. Veliaj tha se nuk ka vend për paranojë dhe paragjykim.

“Nëse e mbushim mendjen me dije e njohuri, kuptojmë se paranoja nuk ka vend në qytetin tonë, as paragjykimet nuk kanë vend në qytetin tonë. Kjo nuk është një sëmundje gjenetike, nuk është një sëmundje me pigmentin e ngjyrës së lëkurës, kjo nuk është një sëmundje me lakimin e formës së syve.. Kjo është një sëmundje që, si çdo epidemi tjetër, psh gripi sezonal, nëse tregojmë higjienë maksimale, lajmë duart, ziejmë perimet, nëse gatuajmë me kujdes, mund të përballohet. Për Tiranën jo vetëm që s’ka vend për histeri, por ka vend për solidaritet dhe mirëkuptim”.

Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, tha se edhe pse Kina ndodhet në një moment të veshtirë për shkak të koronavirusit, do japë ndihmë për Shqipërinë për dëmet nga tërmeti i 26 Nëntorit

“Jam i bindur se Tirana do të ecë akoma më përpara me qytetarët e saj kaq të edukuar. Tërmeti i 26 Nëntorit solli shumë dëme të mëdha për Shqipërinë, e megjithëse Kina është në një situatë të vështirë në luftën kundër epidemisë, do të vazhdojmë të japim ndihmë për planin e rindërtimit”.

Sipas Veliajt, fakti që vetëm një person jashtë Kinës ka humbur jetën nga koronvirusi, tregon se nuk përbëjnë rrezik as shtetasit kinezë që zbresin në aeroportin tonë.

Tv Klan