“Zgjidhni atë që nuk ju la vetëm nga tërmeti dhe pandemia”

Drejtuesi i fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, nga Zall-Herri ka apeluar sërish që të gjithë t’i besojnë edhe një mandat të tretë Edi Ramës.  

“E deshi historia që të na përballte me disa sfida, që nuk i kishte në dorë qeveria, për të kuptuar se kush janë njerëzit e mirë, ata që i zgjidhin problemet. Ishte ky moment kur ne zbuluam se Edi Rama mund të ndërtonte shtëpitë, se Edi Rama mund të sillte vaksinën, se Edi Rama mund të ndërtonte infrastrukturën dhe se Edi Rama mund të na bashkonte të gjithëve, përtej bindjeve tona, për të ecur përpara”.

E ndërsa për kundërshtarët politik  kërkoi t’i lënë pushim edhe për 4 vite.

“Nëse këta janë kaq të stresuar, ikin nga parlamenti dhe këto rroga të larta po i stresojnë shumë, unë kam një propozim, t’i lëmë edhe 4 vite të pushojnë, t’ju kalojë stresi dhe ne, që nuk na kap stresi, kemi zell për të bërë këto punë të ecim përpara bashkë me Edi Ramën”.

Sipas Veliajt, Edi Rama është personi që dëshmoi me vepra se iu gjendet qytetarëve jo vetëm në ditë të mira, por edhe në ditët më të vështira.   

Tv Klan