Nga njësia numër dy, ku prezantoi emrat për Këshillin Bashkiak, kandidat për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, shprehu bindjen se teatri i ri kombëtar do të jetë më i miri në rajon.

Në përfundim të mandatit të parë në krye të bashkisë së Tiranës, Veliaj renditi punët e bëra në kryeqytet.

Më herët i shoqëruar edhe nga kryeministri Rama, u takuan me banorët e njësisë numër 3. Në fokus të bisedës ishin protestat për zgjerimin e Unazës së Madhe.

Veliaj inspektoi më pas punimet për rehabilitimin e gjithë bregut të Lumit të Lanës, nga zona e Maternitetit të Ri deri te Ura e Shkozës.

Tv Klan