“Shumë shpejt nis pagesa për dëmet e tërmetit”

Kreu i Bashkisë së Tiranës ka hequr një paralele mes ndërtimit të tetarit të ri dhe parkut Rinia duke iu përgjigjur akuzave të ditëve të fundit.

“Nëse në botë të gjitha investimet janë cilësore, kështu do t’i bëjmë edhe ne, si bota. Ti të më thuash mua që unë vetë fëmijët i çoj në Brodway, sepse jetoj në Manhatan, kurse ju fakirat do të shkoni në tallash, kjo është me u tall. Kur kemi mbërritur që shkulet gjithë opozita dhe merret me ish-Parkingun te Tajvani, pse uji aty nuk dekantoi aq shpejt me lanin, do të thotë që punët i kemi mirë. Në sensin që është bërë aq shumë punë sa ka ngelur që të merremi me gjëra të kësaj natyre, kur deri para 5 vitesh do të ishim vetë nën ujë këtu në Njësinë 11 për të shpëtuar njerëzit nga Lumi i Tiranës”.

Veliaj pa zyrat e reja të Njësisë 11 në Laprakë, dhe fushën e kësaj zone e cila sipas tij do t’i kthehet komunitetit.

“Fusha ishte me PDV të administratës së kaluar për pallat. Dhe histeria e botoi një budalla në Facebook dhe pastaj të gjithë, e merr plaku i Lalzit dhe pastaj të gjithë të tjerët, do të bëjë Lali pallat, ndërkohë PDV-ja është bërë nga të tjerët. U desh ta zhbënim, të shpronësonim, sepse pronari thotë: Ore ju mund të jeni mësuar që kjo ka qenë fushë tërë jetën, por me letra është prona ime. Të shpronësojmë pronarin që të rikthejmë fushën”.

Përsa i përket dëmeve nga tërmeti i 26 Nëntorit, Veliaj tha se shumë shpejt do të nisë dhënia e pagesës për kategoritë DS1, DS2, DS3.

Tv Klan