“Nga 1 prilli rriten pagat e Policisë Bashkiake”

2800 familje që përfitojnë ndihmë ekonomike në bashkinë e Tiranës, do të marrin edhe një bonus social. Lajmin e dha vetë kryetari i bashkisë, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Sipas Veliajt, Tirana bëhet kështu bashkia e parë që do të ofrojë një ndihmë të tillë.

“Ajo që ne kemi vendosur dhe shumë shpejt do ta prezantojmë për 2800 familje të cilat janë në ndihmë ekonomike, përveç ndihmës standard që vjen nga qeveria, do jemi Bashkia e parë që do ofrojmë edhe bonusin social.

Veliaj zbuloi se nga data 1 Prill do të rriten pagat e të gjithë policëve bashkiakë të Tiranës.

“Ka ardhur koha që pas kaq vitesh ata njerëzit që strapacohen më shumë, që hanë më shumë të sharat, edhe për fajin tonë dhe për këtë kërkoj ndjesë, të shpërblehen”.

Veliaj tha se rritja e pagave për Policinë Bashkiake përkon me rritjen e pagës minimale nga qeveria. Gjatë fjalës së tij Veliaj shpalosi dhe disa nga projektet që synon të zhvillojë në rast të një votëbesimi për mandatin e tretë në krye të bashkisë së Tiranës.

Tv Klan