“Apel banorëve të mos djegin kullotat”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, thotë se Tirana e përballoi mirë situatën e zjarreve të këtij viti duke neutralizuar vatrat e hapura.

“Në Tiranë jemi ftilluar, nuk e marrim me sportivitet natyrën. Fakti që kemi edhe një rrjet vullnetarësh që na lajmëron sa herë hapet një zjarr, na ndihmon shumë. Deri tani Tirana i ka përballuar mirë. Do shtojmë edhe dy zjarrfikëse të reja për zonat rurale. Kemi pasur një bashkëpunim me ambasadën holandeze, por kam shumë mirënjohje për të gjithë rrjetin e vullnetarëve që kemi vendosur në çdo komunë. Teksa Shqipëria ka pasur shumë sfida, të paktën Tirana i ka shpëtuar, do të thotë që jemi civilizuar”, tha Veliaj.

Nisur edhe nga temperaturat e larta që po mbizotërojnë në vendin tonë gjatë muajit gusht, Veliaj kërkoi kujdes me situatën e zjarreve dhe u bëri thirrje banorëve që të mos u vënë zjarrin kullotave, apo ullishteve, sepse kjo rrezikon mjedisin dhe komunitetin përreth.

Deklaratat kreu i bashkisë i beri në Lalm të Vaqarrit ku një tjetër familje mori çelësat e shtëpisë së re.

Sink veliaj  Më vjen mirë që e ndërtuam po aty ku ishte, por ndërkohë dua të falenderoj shumë se është treguar durim, është treguar mirëkuptim. Unë e di që punët e mira nuk bëhen përnjëherë me buton, por ka njerëz të mirë që thonë: “po ju shohim që po punoni dhe do vetëm pak durim derisa të mbarojë”! Tani që ka mbaruar them se kemi dalë të gjithë faqebardhë nga kjo histori”.

Veliaj tha se vijon puna edhe për banesat e tjera në mënyrë që askush të mos mbetet jashtë.

Tv Klan