Kjo lokomotivë me avull është vetëm një instalacion i vendosur në Bulevardin e Ri, por së shpejti në të njëjtin vend sipas kryetarit të Bashkisë do te mbërrijë treni elektrik.

Instilacioni është ne shenje simbolike për  të kujtuar të vjetrën, por Veliaj premtoi se mandatin tjetër kryeqytetasit do të mund të udhëtojnë drejt Durrësit dhe Rinasit me tren elektrik

Treni i ri elektrik do të kalojë në anën tjetër, kjo është arsyeja pse e vendosim lokomotivën në këtë anë. Me këto mundësi, besoj se brenda mandatit tjetër do të kemi shansin që të përjetojmë udhëtimin e parë me trenin elektrik, pa ndotje, nga Tirana në Rinas dhe pastaj nga Tirana në Durrës. Do të kemi mundësi të shikojmë, ku ishim, ku jemi dhe ku duam të shkojmë në të ardhmen…”

Huaja e butë për financimin nga BERZH për këtë projekt u miratua një javë më parë në parlament, ku mazhoranca kërkoi që qeveria të alokojë një fond shtesë prej 12 milionë eurosh që treni të mos jetë me naftë por elektrik.  Lokomotiva e vendosur në Bulevardin e Ri u prodhua në vitin 1951 në Poloni dhe përfundoi misionin e saj në vitin 1986, në Shqipëri. Fillimisht u shërbeu udhëtarëve e më pas trenave te mallrave, ndërsa tashmë do të na kujtojë stacionet hekurudhore që ngjajnë me stacionet e jetës.

Tv Klan